Fadil Krasniqi, gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, Foto: Facebook

Pasuria e Nënkryetarit të Fushë Kosovës, tani edhe kryetar i LDK-së

Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, është zgjedhur të drejtor Lidhjen Demokratike në Fushë Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbajtjes së kuvendeve zgjedhore në Pejë, Gjilan, Istog, Fushë Kosovë e Kamenicë.

Por cila është pasuria e kryetarit të ri të LDK-së në Fushë Kosovë.

Krasniqi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka pasuri të paluajtshme në vlerë të 212 mijë eurove ku hyjnë një tokë bujqësore, një shtëpi banimi, një banesë grasonierkë, një banesë dhe një podrum. Të gjitha këto janë deklaruar në emër të tashmë kryetarit të ri të LDK-së në Fushë Kosovë, Fadil Krasniqit.

Gjithashtu Krasniqi ka deklaruar se vozit një Golf 6 vlera e së cilës është 7 mijë e 500 euro.

Krasniqi ka deklaruar se merr pagë në vlerë të 750 eurove për pozitën e nënkryetarit të Komunës së Fushë Kosovës si dhe merr pagë 350 euro në një kolegj.

Ai ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve të tij, paga e njërit fëmijë është 700 euro. Krasniqi ka të punësuar një fëmijë në Telekom ku merr pagë 400 euro.