Dijana Ziviq emerohet ministre e Bujqesise FOTO: ZKM

Pasuria e ministres se re të Bujqësisë (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka emëruar sot ministre të Bujqësisë, Dijana Ziviq.

Kjo e fundit do e zëvendësoj ministrin e shkarkuar Nenad Rikallo.

Ziviq para se të emërohej ministre, kishte shërbyer si këshilltare e Slobodan Petroviqit në Kuvendin e Kosovës, kur ky i fundit kishte qenë anëtar i Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e kaluar.

Ajo kishte shërbyer këshilltare që nga 2015, ndërsa deklarimin e fundit të pasurisë e ka bërë në 2017.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017, ministrja Ziviq ka deklaruar se posedon 10 mijë euro në “Komercijalna Banka”.

Ajo ka deklaruar edhe 2 mijë euro tjera në po këtë bankë nën pronësinë e bashkëshortit të saj.

Sa ka qenë këshilltare e Sloboan Petroviciq, Ziviq kishte marrë pagë vjetore neto prej 9 mijë e 192 euro e 50 cent.

Ministrja e re, në 2017 ishte edhe në kredi me vlerë prej 5 mijë e 100 euro.

Ndërsa bashkëshorti i ministres posedon 1 hektar tokë të cilën e ka vlerësuar 10 mijë euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së ministres Dijana Ziviq.