Pasuria e inspektorit të AKI-së që u bë këshilltar i Haradinajt

Shkëlzen Sopjani është i sapoemëruari i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj si këshilltar i Jashtëm Politik. 

Deri më tani, Sopjani ka qenë inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës(AKI), por që i njëjti është edhe avokat.

KALLXO.com sjell pasurinë e Sopjanit të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Si pasuri të paluajtshme, Sopjani ka deklaruar një shtëpi banuese me vlerë 110,000 euro, në emër të tij. Mes tyre, ai ka deklaruar edhe tri toka të cilat arrijnë vlerën 85,000 euro, një mal më vlerë 35,000 euro dhe një banesë më vlerë 34,000 euro të gjitha këto në emër të prindit të tij.

Tashmë ish-inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, ka deklaruar një automjet në pronësi të tij, të cilën nuk e ka treguar markën e saj, por që e njëjta kushton 5,000 euro.

Ai ka deklaruar së mban 15,026 euro në njërën xhirollogarinë personale, ndërkaq në emër të gruas së tij ka deklaruar 6,700 euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar së mban në një xhirollogari tjetër të tij, 315 dollar.

Sopjani ka deklaruar në AAK së ka dy kredi, njërën në emër të tij më vlerë 25,000 euro dhe tjetrën në emër të gruas së tij, 25,000 euro, duke e arsyetuar ‘për qëllime personale’.

 

I sapoemëruari i kryeministrit, nga pozita në AKI ka deklaruar së ka marr 26,940 euro në vit. Gruaja e tij që mban pozitë në IPK-Ministri të Punëve të Brendshme ka deklaruar së përfiton 9,840 euro të hyra në vit. Po ashtu, Sopjani ka deklaruar mes tjerash së përfiton pagë (honorare) më vlerë 230 euro.

Shkëlzen Sopjani i cili gjithashtu është avokat, ka mbajtur postin si Inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës nga viti 2015.

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë së numrit të madh të këshilltarëve të kryeministrit të vendit iu është bashkuar edhe avokati, Shkëlzen Sopjani në pozitën e këshilltarit të Jashtëm Politik.

Siç bënë të ditur Haradinaj, Sopjani është avokat dhe ish-inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI).

Kreu i ekzekutivit ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, së njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes “sa më të avancuar dhe efektive”.

Kujtojmë së, Kryministri është kritikuar për numrin e madh të këshilltarëve politik.

KALLXO.com u sjell listën zyrtare të stafit të këshilltarëve të kreut të ekzekutivit e cila është e qasshme në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).