Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Pasuria e Haki Rugovës, kryetarit të akuzuar i cili u rizgjedh në krye të LDK-së në Istog

Haki Rugova është ri-zgjedhur sërish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Istogut.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, akuzohet se personalisht ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”, tender i cili iu ka besuar kompanisë “’MA-CON’ Sh.P.K, në pronësi të Gani Rugovës, vëllait të Haki Rugovës.

Sipas aktakuzës vlera e këtij tenderi ishte 289,119.85 euro.

Haki Rugova në janar të këtij viti ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza,

Aktakuza ndaj të parit të Istogut Haki Rugova erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Interneës Kosova.

KALLXO.com u sjell pasurinë e Rugovës të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e paluajtshme e Rugovës e deklaruar në AKK ka shumën e 94 mijë eurove, ndërsa në këtë pasuri hyjnë një banesë dhe një truall.

Sipas deklarimit, Rugova posedon një veturë në vlerë të 5 mijë eurove e cila është në emër të tij.

Rugova mban 40 mijë euro kesh në institucione financiare.

Paga e tij është 1,323.00 euro, ndërsa paga e gruas së tij është 300 euro.

Aktakuza ndaj të parit të Istogut Haki Rugova erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Interneës Kosova.

“Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 gusht 2017, ka pranuar informacionin nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ‘BIRN’ dhe ‘Interneës Kosova’ kundër Haki Rugovës për shkak të mundësisë së veprës penale: konflikt i interesit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal të Agjencisë.

https://kallxo.com/zyrtare-haki-rugova-do-te-gjykohet-per-konflikt-interesi/

.