Pas tensioneve me Thaçin e Ramën, Haradinaj takon Ilir Metën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes Kuvendin e VIII-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan ku foli për ambasadoren Vlora Çitaku të cilën e quajti, ambasadore të Thaçit, ka udhëtuar për në Lezhë.

Përmes një postimi në facebook, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar për takimin e tij me Ramush Haradinajn.

“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës evropiane të përbashkët”, ka shkruar Meta në postimin e tij në faebook.

 


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u mbajt sot, ka për përfaqësimin e ambasadores Vlora Çitaku në Amerikë, duke thënë se ajo nuk e përfaqëson Kosovën.

“Janë prej Kosovës që po shkojnë po thonë “thuaja qita e hekë taksë”, merre me mend, ambasadorja nuk është e Kosovës, është ambasadore e Hashim Thaçit, nuk e përfaqëson Kosovën fatkeqësisht. Janë një rreth i “pshtjellanave” të këtij vendi që po na marrin në qafë e po shkaktojnë përqarje”, ka thënë Haradinaj.

https://kallxo.com/haradinaj-vlora-citaku-eshte-ambasadore-e-hashim-thacit/

.