Foto: ThenewsNigera

Pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, Obama dhe Clinton thirrje kundër urrejtes

Ish-kandidatja për presidente në Amerikë, Hillary Clinton ka reaguar pas sumit terrorist që ndodhi në një xhami në Zelandën e Re.

Ajo në profilin e saj në Twitter tha se: “Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vazhdimin dhe normalizimin e islamofobisë dhe racizmit në të gjitha format e saj”.

“Mendimet e mia janë tek sulmi në Zeland të Re dhe tek populli musliman kudo në botë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për vazhdimin dhe normalizimin e islamofobisë dhe racizmit në të gjitha format e saj. Terroristët e supremacistëve të bardhë duhet të dënohen nga udhëheqësit kudo. Urrejtja e tyre vrasëse duhet të ndalet”, tha Clinton.

Edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, së bashku me bashkëshorten Michelle, u kanë shprehur ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave pas sulmit terrorist në Zelandë të Re.

“Michelle dhe unë i dërgojmë ngushëllimet tona popullit të Zelandës së Re. Ne brengosemi me ju dhe bashkësinë muslimane. Të gjithë ne duhet të qëndrojmë kundër urrejtjes në të gjitha format e saj”, ka shkruar ai në Twitter.

49 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në dy xhami. Sulmi ndodhi në një kohë kur njerëzit u mblodhën për lutjet e së premtes dhe ishin më vdekjeprurëset në historinë e kombit.

28-vjeçari Brenton Tarrant i arrestuar për sulmin po akuzohet për vrasje, dy persona të tjerë janë arrestuar në vendngjarje me armë, kurse personi i katërt i arrestuar mund të mos ketë pasur asgjë të bëjë me sulmin, sipas komisionit policor të Zelandës së Re, Mike Bush.