Pas sulmit në Holandë, ambasada e Kosovës publikon numrat emergjentë

Ambasada e Kosovës në Hagë pas sulmit që ndodhi në një tramvaj të Hungarisë, ka ofruar ndihmën e saj për shtetasit e Kosovës në këtë shtet.

Përmes një njoftimi ambasada ka publikuar edhe numrat emergjent që mund të kërkojnë ndihmë kosovarët.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron këtë numër emergjent për shtetasit e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërsa, për sulmin në tramvaj policia holandeze tha sot se janë në kërkim të 5 personave të cilët janë të dyshuar për këtë incident.

Të shtënat është thënë të kenë ndodhur rreth orës 10:45 sipas kohës lokale.

Sipas autoriteteve, tre helikopterë janë nisur në skenën e të shtënave. Policia ka kërkuar që të lirohen rrugët, në mënyrë që ekipet e emergjencës të arrijnë më shpejt.

https://kallxo.com/sulm-ne-tramvaj-ne-holande/