Pas shkarkimit të drejtorit, Haskuka gjen drejtoren e re të Arsimit në Prizren
Xhemile Thaçi Vezgishi është emëruar drejtoresh e re në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari Mytaher Haskuka.
Ai në këtë postim ka shkruar për biografinë dhe angazhimin e saj.
“Ajo është e diplomuar në gjuhë dhe letërsi angleze, ndërsa studimet master i ka përfunduar në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit, si dhe është duke i vijuar ato edhe në letërsi angleze.
Ka punuar si profesoreshë e gjuhës angleze dhe është angazhuar në projekte të ndryshme në organizatat ndërkombëtare si UNOPS, OSCE, EUOEM dhe së fundi në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, synojmë që të arrijmë suksese të mëdha në fushën e arsimit, në veçanti duke e rritur cilësinë dhe duke realizuar projekte të shumta e të rëndësishme.
Fakti se ajo është një figurë apartiake dhe emri saj nuk ndërlidhet me asnjë parti politike, jep një mesazh të qartë dhe tregon vendosmërinë tonë për depolitizimin e sistemit arsimor”, ka shkruar Haskuka.
Ky emërim vjen pas shkarkimit të Gani Gërmizaj nga posti i drejtorit, pasi ai dyshohej për parregullsi në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë drejtorisë së Arsimit në Prizren.
Dyshime për parregullsi në konkurse, Mytaher Haskuka shkarkon drejtorin e NISMA-s