Pas raportimit të KALLXO.com, rregullohet asfalti në fshatin e Presidentit

Rrugët për te shtëpitë e familjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt kanë filluar të rregullohen pas raportimit të KALLXO.com se gjendja e tyre është e keqe.

Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e KALLXO.com shihet se një pjesë e rrugës tashmë është rregulluar, ndërsa në të njëjtin segment, në rrugën e fshatit Aqarevë ka filluar gërryerja e asfaltit.

Por gjendja në rrugën ‘Smajl Rexha’ ende është e njëjtë.

KALLXO.com ka kontaktuar me komunën e Skenderaj ku ka marrë konfirmimin se punimet janë duke u zhvilluar me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Për këtë rrugë, KALLXO.com në shtator kishte kontaktuar me zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët kishin thënë se nuk është “kompetencë e tyre por e Komunës së Skenderajt”.

Para kamerës së KALLXO.com disa qytetarë ishin ankuar për këtë rrugë.

https://kallxo.com/buroja-e-hashim-thacit-me-asfalt-te-shkaterruar-2/