Pas raportimit të KALLXO.com reagon Haradinaj për mosakreditimin e universiteteve publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimit të KALLXO.com se Këshilli Shtetëror i Cilësisë u ka tërhequr akreditimin institucional tri universiteteve publike, pas rekomandimit të ekspertëve ndërkombëtarë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është i papranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike.

“Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar Haradinaj.

KALLXO.com sot ka monitoruar mbledhjen e 74-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët votuan rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk do të mund të regjistrojnë studentë të ri për këtë vit akademik.

https://kallxo.com/peja-prizreni-dhe-mitrovica-mbeten-pa-universitete-publike/

https://kallxo.com/pervec-tri-universiteteve-publike-kshc-ua-terheq-akreditimet-edhe-4-kolegjeve-private/