Pas raportimit të KALLXO.com mbyllet gropa e rrezikshme në Banjë

Një gropë goxha e madhe, e mbushur me ujë, e cila paraqiste rrezik potencial për banorët e Banjës së Malishevës, është mbyllur gjatë ditës së sotme.

Për gropën, e cila ishte buzë rrugës së asfaltuar, dhe e parrethuar raportoi mbrëmë KALLXO.com pas ankesës së një banori të këtij fshati.

I njëjti ka dërguar sot fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet se gropa është mbuluar.

https://kallxo.com/foto-banoret-e-banjes-rrezikohen-nga-gropa-me-uje/

Këto janë fotografitë e dërguara sot nga qytetari, përmes të cilave dëshmohet se gropa e hapur nga Ujësjellësi është mbyllur tërësisht dhe se nuk ka më rrezik për banorët.