Foto: Drejtesia ne Kosove, Komuna e Rahovecit

Pas raportimit të KALLXO.com ish-drejtori e kthen lap-topin në Komunë

Ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Kujtim Popaj, e ka kthyer lap-topin, i cili ka qenë aset i Komunë së Rahovecit.

KALLXO.com kishte raportuar të premten e kaluar rreth mos kthimit të lap-topëve nga dy zyrtarë të Komunës së Rahovecit pas përfundimit të mandatit në janar të këtij viti.

KALLXO.com ka kontaktuar me Popajn sot për të parë nëse e ka kthyer lap-topin.

“Dje e kam kthy, ju kam thënë juve se do ta kthejë të hënën dhe e kam kthy”, tha Popaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të kryetarit Smajl Latifi, Veli Gashi.

“Ish drejtori e ka kthy lap-topin dje ndërsa ish kryesuesi jo, po presim deri në fund të javës, besojmë që do ta kthejë, nëse jo atëherë do të vazhdojmë me procedurat e tjera”, ka thënë Gashi.

Ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Kujtim Popaj në një deklaratë për KALLXO.com të premten e kaluar me datë 07.12.2018 pati thënë se do ta kthejë të hënën.

“Unë ende nuk e kam kthyer, por e kthej, nuk është problem, nuk e kam kthy se me duket se ata të Bankës ma kanë pas dhanë mu, kështu si bakshish, por të hënën do ta kthej, nuk është ai problem”, ka thënë Popaj për KALLXO.com të premten.

 

https://kallxo.com/ish-kryesuesi-i-asamblese-dhe-ish-drejtori-i-kadastrit-ne-rahovec-nuk-i-kane-kthyer-lap-topet-e-komunes/

 

 

.