Pas raportimit në KALLXO.com, mbyllen 4 bastore në Fushë Kosovë

Katër pika të lojërave të fatit janë mbyllur sot në Fushë Kosovë nga inspektorët e Administratës Tatimore.

Mbyllja erdhi pasi qytetaret kishin raportuar në KALLXO.com, se ato po operonin në afërsi të shkollave.

Të njëjtat ishin mbyllur muaj më parë nga inspektoret mirëpo ishin hapur serish pas largimit të tyre.

Rihapja e këtyre lokaleve nuk i iku syrit të qytetarit pasi menjëherë raportoi në KALLXO.com.

https://kallxo.com/bastorja-ne-fushe-kosove-punon-perkunder-faktit-se-atk-e-ka-mbyllur-foto/

Pas pranimit të raportimit, zyra ligjore e KALLXO.com, iu drejtua Administratës Tatimore të Kosovës me kërkesë për verifikimin e këtij informacioni.

Informacioni doli të jetë i vërtetë dhe gjatë ditës Inspektorët mbyllën katër pikat e lojërave të fatit.

Rast i njëjtë ishte paraqitur edhe në një bastore në Gjilan, edhe aty pas largimit të inspektoreve bastorja ishte hapur sërish, mirëpo qytetaret e kishin raportuar dhe ajo pikë e bastit ishte mbyllur sërish.

https://kallxo.com/mbyllet-perseri-bastorja-ne-gjilan/

KALLXO.com, në vazhdimësi është duke i trajtuar informacionet e qytetareve, gjatë muajve të fundit pas raportimeve nga qytetarët u mbyllën një numër i madh i bastoreve.