Foto-ilustrim

Pas raportimit në KALLXO.com, inspektorët gjejnë parregullsi te kompanitë e autobusëve

Raportimi i qytetarit në platformën KALLXO.com, se disa autobusë në komunën e Pejës nuk po lëshojnë kuponë fiskalë për udhëtarë bëri që rasti t’i dërgohet Administratës Tatimore të Kosovës për trajtim.

Pas pranimit të informacionit nga KALLXO.com, inspektorët tatimorë, së bashku me patrullën e Policisë, dolën në terren dhe kryen kontrollin e këtyre kompanive.

Raportimi i qytetarit doli të jetë i saktë pasi në disa nga kompanitë e kontrolluara u gjetën udhëtarë të cilët nuk ishin pajisur me kuponë fiskalë.

Pas kontrollit, parregullsitë e konstatuara në terren nga ana e inspektorëve janë bartur te zyra për shqiptimin e gjobave.

Sikurse në Pejë, parregullsi të tilla u gjetën edhe në Gjilan disa javë më parë.

Kontrolli në Gjilan kishte rezultuar me gjetjen e disa parregullsive ndër to edhe  29 udhëtarë të cilët nuk ishin pajisur me kuponë fiskalë.

https://kallxo.com/gjilan-pas-raportimit-ne-kallxo-com-inspektoret-gjejne-parregullsi-te-kompanite-e-transportit/

Raportimet e qytetarëve tash e disa muaj në KALLXO.com kanë rezultuar në mbylljen e disa pikave të bastit nga ana e Inspektorëve tatimorë në gjithë Kosovën.

https://kallxo.com/pas-raportimit-ne-kallxo-com-mbyllet-bastorja-ne-strellc/

https://kallxo.com/mbyllet-perseri-bastorja-ne-gjilan/

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-mbyllen-dy-bastore-ne-fushe-kosove/

www.kallxo.com