Mitrovica e Veriut. Foto: Kallxo.com

Pas kërkesës së OJQ-së nga Mitrovica e Veriut, përkthehen në serbisht vendimet për lëvizje të lirë

Gjatë ditës së djeshme, organizata joqeveritare “NGO Aktiv” e cila kryesisht vepron në Mitrovicën e Veriut ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të përkthehet në gjuhën serbe për shkak se po krijon keqkuptime tek qytetarët serb që jetojnë në Kosovë.

“Në publik po qarkullon informacioni kontradiktor në lidhje me qarkullimet e lejuara dhe gjobat e përcaktuara për shkeljen e ndalimit të qarkullimit, për të cilin anëtarët e komunitetit serb nuk mund të informohen për shkak të mungesës së një përkthimi zyrtar të vendimeve në serbe”, shkruan kjo organizatë në Twitter.

Sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimet që janë marrë për të gjitha komunat e Kosovës.

Po ashtu, në gjuhën serbe është publikuar edhe orari për kohën e lejuar të qytetarëve për lëvizje të lirë, që është përcaktuar sipas numrit të parafundit të numrit personal.

Nga mëngjesi i ditës së djeshme kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, me vendime të veçanta për secilën komunë.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i personave mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal.

Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpër­ndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve.

Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI.

Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve.

Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë.

Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Në varësi të rezultateve, vendimet do të rishqyrtohet jo më vonë se më 30 prill, 2020, në konsultim me IKShPK-në.

Më poshtë gjeni vendimet për të gjitha komunat, dhe tabelën me kohën kur qytetarët mund të lëvizin lirshëm, në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

ANEKS 1 – INTERVALET KOHORE TË LEJIMIT TË LËVIZJES SË QYTETARËVE

Anekset_SRB

Vendimi për Komunën e Prishtinës

Vendimi për Komunën e Deçanit

Vendimi për Komunën e Dragashit

Vendimi për Komunën e Ferizajt

Vendimi për Komunën e Fushë Kosovës

Vendimi për Komunën e Gjakovës

Vendimi për Komunën e Gjilanit

Vendimi për Komunën e Gllogocit

Vendimi për Komunën e Hanit të Elezit

Vendimi për Komunën e Istogut

Vendimi për Komunën e Junikut

Vendimi për Komunën e Kaçanikut

Vendimi për Komunën e Kamenicës

Vendimi për Komunën e Klinës

Vendimi për Komunën e Lipjanit

Vendimi për Komunën e Malishevës

Vendimi për Komunën e Mamushës

Vendimi për Komunën e Mitrovicës

Vendimi për Komunën e Obiliqit

Vendimi për Komunën e Pejës

Vendimi për Komunën e Podujevës

Vendimi për Komunën e Prizerenit

Vendimi për Komunën e Rohovecit

Vendimi për Komunën e Shtimës

Vendimi për Komunën e Skenderajt

Vendimi për Komunën e Suharekës

Vendimi për Komunën e Vitisë

Vendimi për Komunën e Vushtrrisë

Vendimi për Komunën e Kllokotit

Vendimi për Komunën e Leposaviqit

Vendimi për Komunën e Shterpcës

Vendimi për Komunën e Zveçanit

Vendimi për Komunën e Zubin Potokut

Vendimi për Komunën e Mitrovicës së Veriut

Vendimi për Komunën e Parteshit

Vendimi për Komunën e Ranillugut

Vendimi për Komunën e Novobërdes

Vendimi për Komunën e Graçanicës