
Pas dorëheqjes së Haradinajt, Ambasada e Zvicrës bënë thirrje të respektohet Kushtetuta
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka kërkuar nga përfaqësuesit institucional që të marrin veprime në përputhje me Kushtetutën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Ambasada e Zvicrës e merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucional që të veprojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e ambasadës në Facebook.
Tutje në këtë reagim, zyrtarë të ambasadës janë shprehur të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit.
Haradinaj ka deklaruar se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që dëshiron të shkojë në Hagë si qytetar e jo si kryeministër.