Foto: Kallxo.com

Pas dështimit në Interpol, deputeti kërkon taksa 25 % për produktet serbe

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Kosova duhet të ndërmarrë masa ndaj Serbisë pas lobimit dhe dështimit të Kosovës që të anëtarësohet në organizatën për siguri Interpol.

Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës duhet që t’ia rrisë taksën produkteve të Serbisë  për 25 për qind.

“Të rritet taksa, nuk mund të rrimë duar kryq, kundër politikes agresive të Serbisë, prandaj taksa duhet të  rritet në 25 për qind ose më shume. Më nuk keni hapësirë për mirëkuptim për këtë çështje. Kjo është urgjente”, tha Krasniqi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në të cilin po raporton Ministri i MTI-së, Endrit Shala.