Pas bllokimit të furrës së shqiptarit në Serbi reagon Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas bllokimit të punës në një furrë në pronësi të një shqiptari në Beograd.

Pacolli përmes një postimi në Facebook sot u shpreh se Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara.

“Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari.  Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare. Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!”, shkroi Pacolli në facebook.

Sot në media u raportua se një grup i serbëve sot pasdite bllokuan një furrë, e cila ishte pronë e shqiptarëve në Beograd.

https://kallxo.com/fotografia-me-shqiponje-mblodhi-rreth-50-serbe-para-furres-se-bukes-se-shqiptarit-ne-serbi/