Arkiv: Oliver Ivanoviq

Pas aksionit të Policisë, flet për KALLXO avokati i Oliver Ivanoviqit

Pas arrestimeve të sotme në veri, rreth rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq për KALLXO.com ka folur avokati Nebojsha Vlajiç.

Ai për KALLXO.com ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë këto arrestime dhe se për këto arrestime është informuar përmes mediave.

“Nuk dua të komentoj për këto arrestime, kam marrë informacione nga mediat se janë bërë këto arrestime“, ka thënë Vlajiç.

Policia e Kosovës, në mëngjesin e sotëm ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Më tej Policia bën të ditur se në këtë operacion janë arrestuar katër (4) persona, tre (3) prej tyre  që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

LINK