Pas aksionit të Policisë, Bahtiri viziton shqiptarët e fshatrave në veri të Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka qëndruar në fshatrat e banuara me shqiptarë në Leposaviq dhe Zveçan.

“Pas aksionit të Policisë së Kosovës për t’i arrestuar personat e përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë, të cilin e përshëndes sepse ka qenë shumë profesional dhe efikas, sot qëndrova në fshatrat e banuara me shqiptarë në Leposaviq dhe Zveçan”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social ‘Facebook’.

Bahtiri ka publikuar foto nga këto vizita.

Facebook – Agim Bahtiri

Gjithashtu sipas tij, gjatë bashkëbisedimit me banorët e Boletinit, Kelmendit, Zhazhës, Bistricës, Carajës dhe Kushovës, ka apeluar që ta ruajnë qetësinë dhe të kenë besueshmëri të plotë për sigurinë e tyre te organet shtetërore.

KALLXO.com ka raportuar sot direkt nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Policia në orët e para të mëngjesit ka njoftuar se cak i këtij operacioni janë disa zyrtar policor dhe disa qytetar të cilët dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminale, kontrabandë me mallra, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënie ryshfeti dhe tregti e ndaluar.

Në bazë të raportimeve të deri tanishme nga ekipet e KALLXO.com të cilët kanë raportuar në vazhdimësi për aksionin e policisë,  nga ky aksion është plagosur një zyrtar policor, dhe tre të tjerë janë lënduar, ndërsa janë arrestuar gjithsej 19 zyrtar policor dhe 10 qytetar të dyshuar si pjesë e rrjeteve të kontrabandës.

https://kallxo.com/arrestime-plagosje-e-barrikada-nga-aksioni-i-sotem-i-policise-se-kosoves/

https://kallxo.com/video-autoblinda-rrezon-kamionin-ne-zubin-potok/