Partizani e përkujton Vokrrin në gazetë

Klubi i futbollit “Partizani” nga Beogradi e ka përkujtuar Fadil Vokrrin në numrin e sotëm të gazetës “Novosti”.

“Falemnderit për vitet që i kalove në klubin tonë dhe për të gjitha ato që i bëre”, thuhet në përkujtim.

Fadil Vokrri në Partizan ka luajtur nga viti 1986 deri më 1989 dhe luajti 107 ndeshje me 47 gola të shënuara.

Për ekipin kombëtar të Jugosllavisë, ai ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.

Me Partizan ai fitoi një titull kampion (1986/87) dhe një kupë Marshalli Tito (1989).

Nga Partizani ai shkuar jashtë vendit, ku luajti për Nim (1989-90), Fenerbahce (1990-92) dhe Bourges (1992-93). Ai përfundoi karrierën e tij me futbollin francez të Monaco në 1995, dhe në atë klub ai gjithashtu ka punuar si menaxher sportiv për disa kohë.

Përkujtimi i Fadil Vokrrit në gazetën “Novosti” nga Partizani i Beogradit

Fadil Vokrri ka vdekur dje në Prishtinë në moshën 57-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Nga ora 12:00, sot janë mbajtur homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës ku kanë marrë pjesë shumë personalitete nga Kosova e jashtë saj si dhe numër i madh i qytetarëve.

Në mesin e atyre që nderuan para arkivolit të Fadil Vokrrit janë edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministra, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me delegacion, klube futbollistike, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, shkrimtari Agim Vinca, ish-boksieri Aziz Salihu, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, zyrtarë të LDK-së, VV-së, PSD-së, pjesëtarë të Policisë, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zyrtari i FIFA-s, Zvonimir Boban, etj.

https://kallxo.com/veseli-e-humbem-vokrrin-ne-kohen-kur-na-eshte-dashur-me-se-shumti/

Nga ora 14:00 është mbajtur një akademi përkujtimore po ashtu në Kuvendin e Kosovës kurse nga ora 17:00 do të bëhet varrimi i tij në varrezat e qytetit të Prishtinës.