Parlamenti Studentor Foto: Facebook

Parlamenti Studentor do të monitorojë provimin pranues të studentëve në UP

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka vendosur që Parlamenti Studentor të monitorojë procesin e provimit pranues me 15 korrik dhe me 16 korrik të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit Studentor, Flakron Kabashi, i cili ka thënë se kjo do të bëhet në të gjitha njësitë akademike, në fakultetet përkatëse.

“Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve ju dëshiron suksese të gjithë aplikantëve për t’u bërë pjesë e Universitetit “Hasan Prishtina”, dhe i falënderon njëkohësisht për besimin e tyre ndaj Universitetit më cilësor në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se procesi i monitorimit të provimit pranues, do të jetë në përputhje me të gjitha ligjet dhe statutin e Universitetit, duke mënjanuar çdo parregullsi dhe prishje të procesit.

Parlamenti Studentor