Parlamenti Evropian Sot Diskuton për MSA-në me Kosovën

Parlamenti Evropian do të debatojë sot për Marrëveshjen për Stabilizim- Asocim (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ndërsa një votim për këtë marrëveshje pritet të mbahet nesër në mesditë.

Në këtë debat do të prezantohet një raport rreth kësaj marrëveshjeje, e para e cila e vë Kosovën në marrëdhënie kontraktuale me BE-në

Kosova e ka nënshkruar MSA-në më 27 tetor të vitit të kaluar në Bruksel. Në emër të Kosovës, nënshkrimin e kanë vënë kryeministri Isa Mustafa dhe ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ndërsa nga ana e BE-së nënshkruan Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

http://kallxo.com/kosova-me-afer-evropes-nenshkruhet-msa/

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes kishte thënë se kjo ditë është ndër ditët më të rëndësishme për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar këtë marrëveshje më 2 nëntor.

http://kallxo.com/ratifikohet-msa-ja/