Foto: Ilustrim

Parkimi i veturave sherr për rrahjen në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë rrahur një person tjetër.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave, kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.