Paratë nga promovimi i albumit të Rona Nishliut shkojnë për SOS fshtatrat

Pavarësisht numrit të madhe të ulëseve, Kino Armata në Prishtinë, ishte e vogël të mërkurën në mbrëmje për t’i zënë adhuruesit e ‘Rona Nishliu Quartet’, për të përcjellur prezantimin e albumit më të ri, “Mindili”.

Që nga fillimi performanca e Ronës së bashku me grupin është përcjellë me duartrokitje.

Koncerti nisi me versionin e përpunuar të këngës ‘Moj e mira të pojata”, përmes së cilës Rona dhe grupi përkujtuan pionierët e Rock & Roll-it në Kosovës, grupin “Mak’,  dhe dy anëtarët e tij të cilët gjatë luftës u vranë nga forcat serbe.

“Kënga ‘moj e mira te pojata’ u dedikohet atyre që kontribuuan shumë për muzikën Rock & Roll në Kosovë, grupit, Mak, dhe dy anëtarëve të saj, Haki Misinin dhe Met Tupellën, të cilët fatkeqësisht në lutën e fundit ikën padrejtësisht nga kjo jetë”, ka thënë ajo.

Përveç këngëve që janë pjesë të albumit “Mindili”, si “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e figurës së shquar Jusuf Gërvalla, “Mallëngjimi” nga Rashid Krasniqi, apo këngën rome “Kasmangjesa”, Rona Quartet interpretuan edhe këngë të muzikës shqipe dhe asaj ballkanike.

Albumi “Mindili” i dyti, i Nishliut, përfshin këngë të trashëgimisë muzikore qindra vjeçare, tinguj që shquajnë krijimtarinë shqipe dhe ballkanike, sidomos për nuancat e veçanta melodike, lirike dhe shpirtërore.

Ndërkaq e veçanta e këtij albumi është kënga rome “Kasmangjesa” interpretuar në versionin instrumental të filmin shqiptar “Tinguj lufte”.

Grupi ‘Rona Nishliu Quartet’ është themeluar në 2014,  dhe përbëhet Rona Nishliu, vokal, Edon Ramadani, piano, Kiril Tufekcievski, kontrabas dhe Nesim Maxhuni në bateri. Grupi muzikor është prezantuar në shumë koncerte e festivale bashkëkohore dhe të traditës, brenda dhe jashtë kufijve.

Albumi i parë i Ronës “Me motive tonat” është edituar në vitin 2015.

Të gjitha të hyrat që u realizuan në koncertin e djeshëm të Ronës dhe grupit nga shitja e albumit do të shkojnë për SOS fshatrat e Kosovës.