Mirënjohje për Majlindën

Paratë e Ministrisë për Majlindën dhe Norën

Në ceremoninë zyrtare të marrjes së shpërblimit për xhudistet e shumë medaljeve të pranishëm ishin Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Kujtim Shala.

Mustafa Majlindën e Norën i cilësoi vlera të Kosovës.

“Dëshiroj të ju uroj suksese dhe të ju shprehë gjithashtu një mirënjohje shumë të madhe për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, si dhe të sporteve të Kosovës. Është një mënyrë shumë më e mirë e zëdhënies për atë çfarë është vlerë e Kosovës, vlerë e rinisë së Kosovës dhe vlerë e qytetarëve të Republikës së  Kosovës,” tha ai.

Mailinda Kelmendit e cila u shpërblye me 20 mijë euro pas fitimit të medaljes së artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Rusi, i pëlqeu interesimi i politikanëve për sportin.

“Po më doket që dita e ditës politikanët tonë po e pëlqejnë shumë e ma shumë sportin e xhudos edhe normal që po më vjen mirë për këtë,” tha ajo.

Kelmendi pret që të kenë rezultate të mira edhe në lojërat olimpike që do të mbahen në Rio.

“Unë shpresoj që sporti në Kosovë të përkrahet shumë e ma shumë sepse po e dëshmojnë që sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit dhe që sporti nuk është luks,” tha ajo.

Majlinda e Nora në MKRS
Majlinda e Nora në MKRS

Nora Gjakova që fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos të Zhvilluar në Rusi mori 8 mijë euro Ministria e Sportit.

Xhudistja Nora Gjakova u shpreh e lumtur më pritjen që i kanë bërë qytetarët dhe institucionet zyrtare.

“Është kënaqësi prej neve  që rezultatet që i kemi arrite të kurorëzohen me pritje të tilla dhe respekt të tillë nga të gjithë, e sidomos nga institucionet,” tha ajo.

Në bazë të Rregullores nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Driton Kuka, trajneri i xhudistëve Mailinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fitoi 14 mijë euro.

Ai Majlindën e  Norën i cilësoi vlera evropiane të Kosovës.

“Mesazhi i këtyre medaljeve është mesazh për Evropën, sepse Majlinda dhe Nora janë vlera të cilat Evropa duhet t’i ketë në mesin e tyre dhe është edhe një mesazh për ata që po na e ndalojnë që të lëvizim të lirë,” tha Kuka.

KALLXO.com shkroi për fitoret e xhudistëve kosovare në qytetin Kazan të Rusisë dhe për kthimin e tyre në shtëpi.

http://kallxo.com/majlinda-kelmendi-e-arte-edhe-ne-rusi/

http://kallxo.com/torte-harte-te-kosoves-per-majlinden/