
(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla
Parashikimi i motit, vranët e reshje të imëta të shiut
28.1.2019 - 07:11
Sot në Kosovë do të jetë mot me erë, me vranesira dhe reshje të pakta të shiut. Në zonat e ulëta, parashikohet një shkrirje intensive e shtreses së borës.
Temperatura më e lartë e ditës do të jetë 2 gradë deri në dhjetë gradë celsius.
Të martën, me rënien e temperaturës, shiu përsëri do të vazhdojë me borë në rajonet më të ulëta, por reshjet do të jenë sporadike dhe më pak intensive.
Të mërkurën, pjesa më e madhe e vendit do të jetë mesatarisht me re dhe pa reshje.