Foto: Atdhe Mulla

Parashikimi i motit

Sot do të jetë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe mundësi për reshje lokale bore.

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku verior, që do të depërtojë mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme do të sjellë mot më të ftohtë, erë dhe të reshura.

Masat e ftohta ajrore do të mbesin mbi rajon edhe ditëve në vijim të javës, ndërsa kohë pas kohe priten mundësi për reshje lokale bore.

Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat mund të zbresin edhe në të mira.