Armët dhe municioni i sekuestruar në banesën e korçarit - Foto: Facebook

Parandalohet Përshkallëzimi i një Konflikti në Familje në Korçë

Policia e Komisariatit të Korçës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.K., 38 vjeç.

I njëjti u arrestua pasi dje në lagjen nr. 18 Korçë për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij V.K., 48 vjeç.

Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.