Drenasi

Paralajmërojnë proteste prindërit e nxënësve në Drenas

Përfaqësues të fshatrave Abri, Gjergjicë dhe Godanc të Komunës së Drenasit kanë paralajmëruar protestë pasi që kundërshtojnë vendimin e Komunës që nxënësit të fuzionohen në shkollën amë.

Komuna e Drenasit insiston në vendimin e tyre, pavarësisht ankesave të prindërve, të cilët nuk po i dërgojnë fëmijët në shkollën amë.

“Komuna ka vepruar sipas ligjeve ne fuqi dhe protestat e paralajmëruara janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë demokracisë, vetëm sa pengojnë dhe vonojnë procesin mësimor për nxënësit e paraleleve të fuzionuara”, thuhet në komunikatën e komunës.

Përmes një postimi, komuna e Drenasit ka lutur përsëri prindërit që t’i lejojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor, pasi që vendimi i marrë nuk ka bazë ligjore që të kundërshtohet.

“Edhe një herë, Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet”, thuhet në njoftim.

https://kallxo.com/komuna-e-drenasit-mbylle-shkollen-fillore-masht-e-quan-vendim-te-gabueshem/