FOTO:REL

Parada e Krenarisë mbahet në Shkup

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut u mbajt Parada e parë e Krenarisë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe mbështetësit e tyre marshuan në rrugët e kryeqytetit maqedonas.

Organizatorët e kësaj Parade, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë që të drejtat e këtij komuniteti të avancohen dhe të pjesëtarët e këtij komuniteti të pranohen nga shoqëria.

Përfaqësuesit e komuniteti LGBTI ((homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe interseksual), kanë kërkuar që të zbatohet në praktikë Ligji kundër diskriminimit, me qëllim që pjesëtarëve të këtij komuniteti t’u garantohen të drejtat.

“Kam dalë të marshoj si pjesë e Paradës së Krenarisë, për të dëshmuar se ne ekzistojmë, se jemi krenarë për atë që bëjmë dhe do të luftojmë për të drejtat tona”, ka deklaruar Lila Miliq, përfaqësuese e komunitetit LGBTI.

 

Teksa po mbahej Parada e parë e Krenarisë në Shkup, grupe fetare kanë organizuar një marsh protestues, për të kundërshtuar mbajtjen e Paradës.

Organizatorët e këtij marshi protestues thanë se për ta më e rëndësishmja është familja në kuptimin tradicional.