Paraburgim të Kapurit me 20 Kilogramë Marijuanë

Paraburgimin këtij personi ia caktoi Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, pasi atij iu zu një sasi narkotikësh prej 20 kilogramësh që dyshohet të jetë marijuanë.

Kjo sasi narkotikësh ishte zbuluar dy ditë më parë në një makinë të tipit “Range Rover” me targa të Serbisë.

http://kallxo.com/kapen-20-kilograme-narkotike-ne-vermice/

Një Muaj Paraburgim Shtetasit Serb I Cili u Kap me 20 kilogram Marihuanë

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që të pandehurit me iniciale  S.L.  nga Loznica e Republikës së Serbisë t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge,” tha zëdhënësja e gjykatës Afërdita Kicaj.

Për këtë vepër penale sipas Kicajt parashihet dënim prej 2 deri në 12 vjet.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.02.2016 prej orës 20:40 minuta dhe do të zgjasë  deri me datën 15.03.2016,” tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

I pandehuri, sipas gjykatës dyshohet për shkelje të Kodit Penal të Kosovës sepse më datë 16 shkurt 2016 rreth orës 20:40 minuta duke kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri- Kosovë, pikërisht në pikën kufitare në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në rezervuarin e automjetit të tij të cilin e drejtonte i kishte fshehur 37 paketime të marijuanës në qese të plastifikuara në peshë rreth 20 kilogramë.