Foto: Ilustrim

Paraburgim të Dyshuarve për Vrasjen në Pejë

30 ditë paraburgim është masa e sigurisë e shqiptuar nga gjykata për dy të dyshuarit e vrasjes dhe plagosjes dje në mesditë në Pejë.

I.A(1961) dhe H.A (1996), të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e djeshme, dolën sot para Gjykatës Themelore në Pejë për caktim të masës së sigurisë.

Lajmin për caktimin e paraburgimit dy të dyshuarve e bëri të ditur për KALLXO.com gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu.

“30 ditë paraburgim vendimi i gjykatës për dy të dyshuarit me kërkesë të prokurorit të shtetit,” tha Sharaxhiu për KALLXO.com.

Dje në Rrugën “Besnik Lajçi” të Pejës si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq I.N(1962), ndërsa i plagosur mbeti B.N(1996).

http://kallxo.com/vrasje-ne-peje-2/

Policia e Pejës dje fillimisht në vend të ngjarjes kishte arrestuar të dyshuarin H.A(1996), kurse pas disa orëve njoftoi se ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë I.A(1961).

http://kallxo.com/arrestohen-dyshuari-dyte-per-vrasjen-ne-peje/

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme nga vendi i ngjarjes solli pamje në të cilat shihej se hetuesit policorë si prova materiale kishin gjetur një gëzhojë të plumbit, një thikë dhe 50 centë.

http://kallxo.com/vrasja-ne-peje-video-nga-vendi-ngjarjes/

Një vrasje tjetër në qytetin e Pejës kishte ndodhur në qershor të vitit 2016 ku gjatë një ndeshjeje futbolli ishte therur  me thikë i riu Idriz Berisha.

http://kallxo.com/ne-familjen-e-futbollistit-te-vrare-ne-peje/

Peja pas luftës njihej si qytet i pasigurt për shkak të vrasjeve të shpeshta që ndodhnin, kurse tre vjetët e fundit numri vrasjeve në këtë qytet ishte i vogël.

http://kallxo.com/gjashtembedhjete-muaj-pa-vrasje-ne-peje/

http://kallxo.com/peja-lavderohet-sigurine/