Paraburgim të Dyshuarve për Vrasjen e Egzon Mazrekut

Hysenaj e Makolli dyshohen lidhur me vrasjen e Egzon Mazrekut.

Për Xhevat Hysenajn nga Lipjani ekziston dyshimi i bazuar për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa Naser Makolli nga Fushë-Kosova dyshohet për kryerje të  veprës penale të vrasjes së rëndë në ndihmë.

“Me datën 05.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale  XH. H.dhe N.M.  për shkak të veprave penale të cekura më lart,” tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Ajo më tutje bëri të ditur se këtyre dy personave u është caktuar paraburgimi prej një muaji. Xhevat Hysenajt kjo masë do t’i llogaritet nga dita e djeshme e do t’i zgjasë deri më 5 mars, ndërsa Naser Makollit paraburgimi i llogaritet nga 3 shkurti, ndërsa i skadom më 4 mars.

KALLXO.com raportoi sot për arrestimin e Xhevat Hysenajt, ndërsa shkroi edhe për arrestimin e Naser Makollit.

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-sopi/

http://kallxo.com/arrestim-dhe-bastisje-per-vrasjen-e-egzon-mazrekut/

Edhe një person tjetër ishte arrestuar për këtë vrasje më 31 janar.

http://kallxo.com/vrasja-e-egzon-mazrekut-arrestohet-nje-i-dyshuar/

Egzon Mazreku u vra në oborrin e shtëpisë së tij në Sopi të Suharekës më 27 janar.

http://kallxo.com/vritet-nje-25-vjecar-ne-suhareke/

Një ditë më vonë familjarë të tij treguan se si ndodhi vrasja.

http://kallxo.com/misteri-i-vrasjes-se-mazrekajt/