Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim të dyshuarit që u zu me Heroinë

 

Gjykata e Pejës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit i cili u zu me heroinë dy ditë më parë.

Sh. K. dyshohet se të dielën në mbrëmje ka poseduar substanca narkotike të llojit heroinë, ku pas kontrollit nga policia i janë gjetur 6 qese plastmasi  të mbushura me heroinë.

Sipas prokurorisë, pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 64 paketime në qese plastmasi me substanca narkotike të llojit heroin të gatshme për shitje të paketuara në dy pako të mëdha të cigareve me mbishkrim “OSCAR”.

Me vendimin e Gjykatës Sh .K do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.