Gjykata në Prizren

Paraburgim Të Dyshuarit Për Kanosje të Punëtorit të Gjykatës

Gjykata Themelore e Prizrenit vendosi masën 30 ditëshe të paraburgimit ndaj që ndaj të pandehurit F.K. nga fshati Billushë Komuna e Prizrenit i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 21.01.2016  dhe do të zgjasë  deri me datën 21.02.2016”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

I pandehuri, sipas njoftimit të gjykatës, dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse një ditë më parë, kishte kanosur zyrtarin e Gjykatës Themelore në Prizren, në vendin e tij të punës, në prani të shumë personave të tjerë “duke shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.