Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim Prizrenasve për grushtim, me arsyetim se i dëmtuari i shikoi shtrembër

Të pandehurve me iniciale M. S. dhe E. F., Gjykata e Prizrenit ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, deri në një vendim të radhës.

Kjo sepse të njëjtit po dyshohen për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor, të cilat lëndime i kanë shkaktuar të dëmtuarit M.S.

Ngjarja sipas njoftimit të Gjykatës ka ndodhur me 14 qershor rreth orës 20:00, në Prizren në rrugën ” William Wolker”, saktësisht para banesave të përbashkëta ku jetojnë të pandehurit dhe i dëmtuari.

Të pandehurit në bashkëveprim, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale M.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me shqetësimin ndaj fëmijëve të lagjes nga ana e të dëmtuarit.

Në momentin kur i dëmtuari ka qenë duke ecur në oborrin e ndërtesës i pandehuri me iniciale E. F. i është drejtuar me fjalët ”pse po më shikon shtrembër”, dhe në atë moment i pandehuri E. F. Fillon ta sulmoj fizikisht me grusht të dëmtuarin, po ashtu edhe i pandehuri me iniciale E. Z. e sulmon fizikisht me grusht të dëmtuarin me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të konstatuara në raportin mjekësor.