Paraburgim Policit, u Kap me 5 Kg Marihuanë

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar policit me inicialet G.D., i cili dyshohet për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Për posedim të narkotikëve paraburgim u është caktuar edhe personave me inicialet Sh.H. dhe A.H., ndërsa në arrati ndodhet një i dyshuar tjetër (E.A).

Sipas prokurorisë, policit të paraburgosur i janë gjetur afër 5 kilogramë e gjysmë narkotik të llojit marihuanë gjatë kontrollit të veturës nga kolegët e tij në Lebanë të Prishtinës.

Vetura në të cilën u gjet droga, polici e kishte huazuar në një “Rent a Car” në Deçan.

Avokati i policit të dyshuar, Nikë Shala tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij ka mohuar pretendimet e prokurorisë ndërsa tha se do t’i drejtohet me ankesë Gjykatës së Apelit.