Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Paraburgim për të dyshuarin se keqpërdori seksualisht të miturën në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj F.B, i cili dyshohet se keqpërdori seksualisht të miturën e komunitetit rom.

Ai dyshohet se me 6 shkurt të këtij viti rreth orës 19:30, e cyti të miturën që të futet në automjetin e tij që ta dërgoje në shtëpinë e saj dhe gjatë rrugës i ofron të holla për shërbime seksuale.

Sipas dosjes së Prokurorisë pasi kishin arritur në fshatin Brestovik vetura është ndalur nga një patrullë policore e cila më pas e ka arrestuar të dyshuarin.

Me këto veprime F.B, dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën.