Ilustrim: Flickr

Paraburgim për të Arrestuarit për Trafikim me Kallashnikovë e 'Zola'

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati Hamdi Jashanica, i cili mbron njërin prej katër të dyshuarve, Danjell Prendrecaj.

Prendrecaj, Artan Kelmendi, Miftar Dobraj, dhe Dren Mulla u kapën në flagrancë nga Policia e Kosovës në parkingun e një marketi në Klinë.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit që e ka siguruar KALLXO.com shihet se përpos arrestimit të katër personave në këtë vend u zbuluan edhe 14 armë automatike, një armë anti tank,  një veturë BMW x5, një tjetër Audi A3 dhe tre telefona celularë, të gjithë të sekuestruar tani.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, të dyshuarit si grup kriminal me disa persona në SHBA, për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm, duke bërë tregti me armë dhe narkotik i pandehuri Albert Veliu që ndodhet në Amerikë ka organizuar shitblerjen dhe trafikimin e narkotikëve dhe armëve në Kosovë përmes të pandehurve, Artan Kelmendi, Miftar Dobraj, Danjell Prendrecaj dhe Dren Mulla për blerjen e një sasie të madhe të armëve automatike AK47.

Këto armë automatike sipas prokurorisë do të përdoreshin nga njerëzit për mbikëqyrjen e rrjetit të trafikantëve të drogës ashtu që sasia e parë prej 6 armëve është dërguar më 18 qershor të këtij viti.

Për të kapur këtë grup në flagrancë Policia e Kosovës, më datë 27 qershor 2016 organizoi blerjen e simuluar ku në parkingun e një marketi në Klinë u arrestuan Artan Kelmendi, Miftar Dobraj, Danjell Prendrecaj dhe Dren Mulla.

Të gjitha armët që u sekuestruan në këtë operacion sipas Prokurorisë, kishin destinacion shtetet e Evropës dhe Amerikës.

http://kallxo.com/trekendeshi-kallashnikoveve-kosove-ceki-nju-jork/

Lidhur me këtë aksion të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork është arrestuar zyrtari i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu.

http://kallxo.com/mpj-albert-veliu-eshte-shofer-ne-konsullaten-e-nju-jorkut/