Përfundon senaca ndaj të dyshuarve të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit - FOTO KALLXO: 24.11.2018

Paraburgim për të arrestuarit lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre të arrestuarve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Avokatët e të paraburgosurve kanë paralajmëruar se do paraqesin ankesë në Apel lidhur me caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorit special Sylë Hoxha, i cili më herët deklaroi se ka deklaruar se gjykata ka prova të mjaftueshme për të caktuar një masë të tillë ndaj tre të dyshuarve.

“Kam bo kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Kështu që t`u e pas parasysh që ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit. Për këtë jeni në dijeni dhe për këtë do të vendos gjyqtari”, ka deklaruar prokurori Hoxha.

Lidhur me vonesën në mbajtjen e kësaj seance, prokuroi Hoxha ka deklaruar se ka ndodhur për shkak se mbrojtësit e të dyshuarve janë vonuar.

“Arsyeja e vonesës ka qenë pritja e mbrojtësve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe sot Gjykata Themelore e Prishtinës, konkretisht gjykatësi Arben Hoti, e ka mbyllur seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të  arrestuarve për rastin Ivanoviq

Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN, nuk i është lejuar të monitorojë seancën për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve për vrasjen e ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Monitoruesit e BIRN, ishin në Pallatin e Drejtësisë, por nuk u lejuan të futen brenda.

Në një bisedë telefonike gjyqtari i çështjes paraprake Arben Hoti, tha se në këto seanca nuk lejohet monitorimi.

“Kjo është seancë paraprake, në këto seanca nuk lejohet monitorimi, përfaqësuesit e EULEX-it i kemi lënë për shkak të mandatit që e kanë“, tha Hoti për KALLXO.com

Dje gjatë ditës janë arrestuar tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.

 

 

https://kallxo.com/video-te-arrestuarit-per-vrasjen-e-ivanoviqit-sillen-ne-gjykate/

 

https://kallxo.com/gjykata-e-mbyll-seancen-per-caktimin-e-mases-se-sigurise-ndaj-tre-te-arrestuarve-per-rastin-ivanoviq/

https://kallxo.com/syle-hoxha-gjykata-ka-mjafte-deshmi-per-caktimin-e-paraburgimit-ndaj-te-arrestuarve-per-rastin-ivanoviq/

 

 

FOTO KALLXO – te dyshuarit per vrasjen e Ivanoviqit në Pallatin e Drejtesise – 24.11.2018
Te dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanviqit sillen ne Gjykatë – FOTO KALLXO – 24.11.2018

KALLXO.com raportoi dje për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës për arrestimin e të dyshuarve lidhur me vrasjen e ish liderit serb Oliver Ivanoviq – LINK