Pamje nga Peja | Foto: KALLXO.com

Paraburgim për serbin e dyshuar për ndihmë në vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në Pejë

Lidhur me sulmet e muajve mars dhe maj të vitit 1999, të cilat ndodhën në lagjen Kristal të Pejës, ku u vranë 33 civilë shqiptarë, Prokuroria ka vënë në pranga serbin Z.D.

Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të popullatës civile shqiptare në datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999, si pasojë e të cilave u vranë 33 civilë shqiptarë.

Duke u nisur nga këto pretendime të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Pejë caktoi masën e paraburgimit ndaj serbit të dyshuar.

Z.D. do të qëndrojë për 30 ditë në paraburgim pasi që dyshohet se gjatë luftës ka kryer krime në kundërshtim me Konventat e Gjenevës.