Paraburgim për prizrenasit për rrahjen e fqinjit

E. F dhe E. Z do të qëndrojnë në paraburgim deri më 14 korrik, ka bë.rë të ditur Gjykata në Prizren.

Kjo pasi që Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Gjykata ka sqaruar se si kishte ndodhur rasti dhe çka i kishte paraprirë asaj.

Sipas gjykatës, tri ditë më parë, rreth orës 20 në Prizren më saktësisht në rrugën “Ëilliam Ëoker” para banesave të përbashkëta E. F dhe E. Z kanë rrahur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës M. S.

Para rrahjes, tre të lartpërmendurit kishin pasur një mosmarrëveshje me parë në lidhje me fëmijët e lagjes ku i dëmtuari i rastit kishte ngritur shqetësim tek të pandehurit.

“Kur i dëmtuari ka qenë duke ecur në oborrin e ndërtesës i pandehuri me inicialet E. F i tha se pse po më shikon shtrembër, në atë moment i pandehuri E. F fillon ta sulmoj fizikisht me grusht të dëmtuarin, po ashtu edhe i pandehuri E. Z e sulmon fizikisht me grusht të dëmtuarit ku edhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në raportin mjekësor”, ka shpjeguar ngjarjen gjykata.