Paraburgim për Albulena Haxhiun

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës i ka caktuar Albulena Haxhiut masën 30 ditëshe të paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ahmet Ahmeti, avokati i deputetes Haxhiu

Këtë masë e kishte kërkuar prokurori i rastit, Feti Tunuzliu.

Haxhiu është arrestuar sot paradite në Prishtinë përderisa po shkonte në një aktivitet partiak në Gjilan.

Ajo dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit të Kosovës.