Paraburgim ndaj 2 policëve të dyshuar për krim të organizuar

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve V.T. dhe D.K., të cilët nga Prokuroria Speciale dyshohen për veprat penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ndaj të pandehurve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri për këtë masë ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se të pandehurit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.

Policia e Kosovës në një operacion të gjerë të ndërmarrë të martën në mëngjes në veri të vendit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin Policor ka arrestuar disa zyrtarë policorë dhe qytetarë nën dyshimin se janë të përfshirë në rrjetin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

https://kallxo.com/xhirime-ekskluzive-te-arrestimeve-te-eproreve-te-policise-ne-leposaviq-e-zubin-potok/

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli pamje ekskluzive nga operacioni në veri.

www.kallxo.com