Ilustrim

Paraburgim 40 ditë për shtetasin gjerman që kërkohej nga INTERPOL-i

Gjykata e Prishtinës, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit S. T., shtetas i Gjermanisë dhe Turqisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i njëjti akuzohet për veprën penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të kërkuarit S. T. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë) ditësh”, thuhet në njoftim.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit, sepse  po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kerkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit”, thuhet tutje në njfotimin e Gkyaktës Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

https://kallxo.com/aksioni-i-policise-ne-fushe-kosove-arrestohet-nje-person/

 

www.kallxo.com