Para Gjykatës i Arrestuari i Djeshëm për Terrorizëm

Është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për caktimin e masës së sigurisë i arrestuari në operacionin antiterrorist “Van Damme”.

Personi me inicialet S. I u arrestua dje në një fshat të Hanit të Elezit, ndërsa arrestimi sipas Policisë së Kosovës ndodhi në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit të Brescias së Italisë.

S. I. Dyshohet për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Sead Kuraja ka kërkuar paraburgim për këtë të arrestuar.