Ambasadorja e ShBA-së në OKB Nikki Haley- Foto: REL/Reuters

Para dorëheqjes, ambasadorja amerikane në OKB kërkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Në ditën e njëjtë kur ajo dha lajmin se do të japë dorëheqje si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikky Haley, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres duke i kërkuar tërheqjen e misionit të OKB-së nga Kosova (UNMIK).

“Kur misionet paqeruajtëse funksionojnë mirë, vendet janë në gjendje t’i japin fund konfliktit, të krijojnë procese politike demokratike dhe të zhvillojnë kapacitet e tyre. Për disa vite, misioni i OKB-së në Kosovë UNMIK është paraqitur si shembull se si Kombet e Bashkuara kanë menaxhuar me sukses një konflikt kompleks. Suksesi i tillë është ai i Kosovës e cila ka shënuar dhjetë vjetorin e pavarësisë këtë vit dhe duhet të jetë shkak për festim dhe është një simbol i kontributit të madh të OKB-së për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, thuhet në letrën e Haley dërguar Guterrers duke kërkuar nga ai që të inciojë strategjinë e largimit.

Letra është publikuar e plotë nga agjencia serbe e lajmeve B92.

“Për këtë arsye, kërkoj nga Sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë ndikimin mbi autoritetet e tij, dhe të iniciojë në strategjinë e largimit të UNMIK-ut. Kur të ndërmerren hapa të tillë, do t’i mundësohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së qasje dhe vlerësim në rolin e misionit të OKB-së në Kosovë” është thënë në letrën e saj.

Kjo është letra e plotë e saj:

Letra e ambasadores amerikane në OKB për largimin e UNMIK-ut