Shefja e re e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Papadopoulou, Shefe e EULEX-it

Bashkimi Evropian ka emëruar Alexandra Papadopouloun shefe  të EULEX-it.

Sipas një njoftimi të Misionit evropian për sundimin e ligjit, zonja Papadopoulou do të marrë detyrën më 1 shtator 2016.

Alexandra Papadopoulou është diplomate me përvojë  nga Greqia.

Ajo do të zëvendësojë Gabriele Meuccin, i cili drejton EULEX-in që nga 15 tetori 2014.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e EULEX-it, vendimi është marrë nga Komiteti për Politika dhe Siguri.

Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian emëron në krye të EULEX-it përfaqësues nga një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.