Pantina: A na duhet homologimi për veturat që hyjnë nga Bashkimi Evropian?

Deputetja nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Shqipa Pantina ka folur në emër të Grup[it Parlamentar të PSD-së në seancën e Kuvendit ku po flitet për monopolin në homologim.

Pantina tha se para se të flitet në seancë për fajin e monopolit, duhet të flitet për zgjidhjen e këtij problemi.

Ajo, tutje tha se po ashtu, diskutimi duhet të bëhet për atë nëse është e nevojshme që të ketë homologim për veturat që hyjnë nga shtetet e bashkimit Evropian.

“Pa dashur me u ndal e me pa se kush i ka pasur fajet më shumë e kush më pak, për homologimin. Mendoj që duhet të flasim fillimisht se a është i nevojshëm, pse duhet makinat që vijnë nga Bashkimi Evropian, pse është i nevojshëm si i tillë. Mendoj që kjo duhet të jetë pika e diskutimit”, tha ajo në fjalën e saj në Kuvend.

“Cilat janë përfitimit e konsumatorëve që kalojnë përmes këtij procesi, pra nëse bëhet homologimi. A do të thotë jeta e njerëzve që janë në rrugë është më e sigurt, sa ka ndikuar kjo që të ulen aksidentet me fatalitet. Përveç që është i kushtueshëm, nuk mendoj që procesi i homologimit ka ndikuar shteti dhe qytetarët nga ky proces”, tha tutje Pantina.

Tutje, deputetja e PSD-së tha se nuk është dashur të thirret një seancë e jashtëzakonshme për këtë temë.

“Ne jemi kundër monopolit, shteti duhet të vëj rregulla e pastaj të kujdeset që këto rregulla të zbatohen, pra t’i mbikçyr zbatimin e këtyre rregullave. Kjo nuk besoj që ka ndodhur, jo vetëm në këtë procesin e homologimit. Nuk e di ka pasur nevojë të bëhet një seancë e jashtëzakonshme, sepse me sa e dimë tashmë është diskutuar në komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe të njëjtat rekomandime i janë dhënë ministrisë atje”, tha në fund ajo.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Trashja e monopolit në homologim

www.kallxo.com